Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë


               Publikuar në : 20:42 - 02/03/20 |
Opi Nion

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë së vjetër.

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në një prej dhomave të një banese ku jetonin tre vajza, të cilat nuk kanë pësuar lëndime.

Ndërkohë, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësja e mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë pajisja elektrike që përdorej për ngrohje në banesë./ Opinion.al

Pas