Flakët kanë shpërthyer në një apartament në katin e katërt në rrugën ‘Karl Gega’ në Tiranë. Raportimi u bë në orën 09:30 minuta pranë shërbimit të zjarrfikëses.
Shkak dyshohet të ketë qenë një bombol gazi. Bëhet me dije se flakët janë vënë nën kontroll dhe ka pasur vetëm dëme matieriale.