Kronikë

Përfshihet nga zjarri mobilieria në Nikël, u rrezikuan disa magazina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 08/02/22 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri një një mobilieri në aksin Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të Niklës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët për disa minuta.

Si pasojë e erës u rrezikua që zjarri të përhapej edhe nëpër magazinat e tjera ngjitur, por fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll.

Sipas “ABC”, mobilieria është në pronësi të një banori të zonës të quajtur Flamur Brama. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Pas