Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri një një mobilieri në aksin Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të Niklës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët për disa minuta.
Si pasojë e erës u rrezikua që zjarri të përhapej edhe nëpër magazinat e tjera ngjitur, por fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll.
Sipas “ABC”, mobilieria është në pronësi të një banori të zonës të quajtur Flamur Brama. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.