Një automjet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Policia shprehet paraprakisht se shkak i zjarri dyshohet se është bërë një defekt teknik, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë, një grup hetimor po vijon punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.12.2020, rreth orës 07:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.S, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al