Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë mbikalimit në Panaja.
Dyshohet se makina tip “Volkswagen” u përfshi nga zjarri në lëvizje për shkak të një defekti teknik.
Makina drejtohej nga shtetasja me iniciale E.D., e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.