Një makinë është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje në By Passin e Fierit.
Makina tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B., dyshohet se u përfshi nga flakët për shkak të një defekti në mjet.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al