Mbrëmjen e sotme kinemaja e re e cila ndodhet në zonën muzeale në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.
Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të ndërtesës e cila përdorej si magazinë.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke evituar përhapjen e tyre brenda kinemasë./ Opinion.al