Ish-Uzina e Baterive në Berat është përfshirë nga zjarri pasditen e ditës së sotme.
Por flakët janë lokalizuar pa shkaktuar dëme të mëdha, pas angazhimit të katër mjeteve zjarrfikëse.
Mësohet se zjarri rrezikonte banesat në lagjen Donika Kastrioti si dhe depozitat e gazit të vendosura në këtë zonë.
Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi,por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë,e djegur nga zjarri.