Ditën e sotme është përfshirë nga zjarri një banesë në qytetin e Vlorës, pranë sheshit “Omonia”.
Si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën, ka humbur jetën një person.
Banesa ku u regjistrua zjarri është në pronësi të shtetases e identifikuar me inicialet S.Zh. ndërsa viktima është vëllai i saj 74-vjeçar, i cili ishte tetraplegjik.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.