Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases Dh. H., në lagjen nr.17.
Sipas informacioneve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Njoftimi
Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./ Opinion.al