Zyra e noterit Vasil Martini në qendër të qytetit të Lezhës, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në vendrngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e këtij zjarri mendohet të jenë djegur dokumente mjaft të rëndësishme.
Dyshimet e para janë që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.