Pika e mbeturinave në Selenicë është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së sotme. Gazetarja e Klan News, Greta Haskaj raporton se zjarri ka prekur të gjithë fushën në vendin e quajtur ish-Hangarët, pranë qytetit të Selenicës.
Bëhet e ditur se zjarri ka rënë rreth 2 orë më parë, teksa vijon ende të jetë aktiv.
Ndërkohë problem mbetet edhe ndërhyrja me zjarrfikëse, për shkak se Selenica ka vetëm 1 zjarrfikëse./tvklan.al