Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ferra e shkurre.
Zjarri është i favorizuar nga era, ndërsa po përparon drejt disa parcelave të mbjella me misër. Zjarrfikësit ndodhen në zonë për të shuar flakët.