Një servis është përfshirë nga flakët në lagjen nr.16 të Durrësit.
“ Klan News” raporton se si pasojë e flakëve është lënduar një punëtor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit në këtë servis.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.