Gjatë mbrëmjes të së hënës një makinë mësohet të jetë përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” përpara Bashkisë së qytetit të Vlorës.
Sipas policisë mjeti i tipit “Volkswagen Kaddy”, i cili është në pronësi të personit me iniciale F.P është përfshirë nga flakët gjatë natës për motive ende të paqarta.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al/