Një automjet u përfshi nga flakët këtë të diel në kryeqytet. Në një informacion paraprak, policia thotë se ngjarja ndodhi në Unazë të Re.
Si pasojë e flakëve, mjeti që ishte në pronësi të një personi me iniciale N. L., është djegur pjesërisht. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Sa i përket shkaqeve, policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rënies së zjarrit.