Një lokal veror në Darëzezë të Fierit është përfshirë pasditen e sotme nga flakët e zjarrit.
Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri ka rënë në lokal rreth orës 18:50 dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit./Opinion.al