Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën Jiangxi të Kinës, ku si pasojë e rënies së zjarrit në ndërtesë, kanë humbur jetën 39 persona.
Sipas Reuters, flakët ranë në një zyrë të përdorimit të internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme, ndërsa zjarri nisi që nga bodrumi.
Presidenti kinez Xi Jinping thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që “të frenojnë me vendosmëri aksidentet dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror”.
Kujtojmë se gjatë fundjavës së kaluar, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.