Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të Qafë-Thanës, e për pasojë makina është djegur plotësisht. Siç njofton policia, automjeti me drejtues shtetasin A. K është përfshirë nga flakët rreth orë 05:20 të mëngjesit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë
Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Një automjet ka marrë flakë në ecje në afërsi të Qafë-Thanës. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies të zjarrit.