Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Çlirim”, në Çorovodë. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë pronari i banesës shtetasi me inicialet I.Sh., 66 vjeç.
Skrapar/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.