Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës. Zjarri ka prekur katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus, por fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e bombolës së gazit e cila ka qenë harruar e hapur dhe më pas ka shpërthyer në flakë.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa një grua që gjendej në banesë u dërgua në spital, pa rrezik për jetën./Opinion.al