Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan.
Policia njofton se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, shoferi dhe fatorino kanë parë në kohë flakët dhe kanë zbritur pasagjerët nga autobusi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al