Kronikë

Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, një i lënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 04/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një banesë është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të hëne, në qytetin e Korçës, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të këtij qytetit ku mësohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë ngrohësja e lënë hapur, e cila ka djegur mobiliet dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë apartamentin.

Mësohet se personi i lënduar është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve./ Opinion.al

Pas