Ashensori i një pallati është përfshirë në flakë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “1 Maji”, rreth orës 13:45.
Sipas policisë flakët nuk janë rrezik për banorët, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,-njofton policia./Opinion.al