MIRDITE- Pyjet me pisha dhe ahe në fshatin Kaçinar të Mirditës janë duke u djegur. Banorët të alarmuar kanë tekefonuar në News24 me shpresën e reagimit të institucione si Drejtoria Pyjore e Mirditës apo reparti i Zjarrfikëses. Ato i kanë thënë News 24 se “edhe pse kemi lajmëruar askush nuk vjen në zonë për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve”. Konkretisht zjarri ka rënë në pyjet e Arrëzit, pjesa malore e fshatit Kaçinar. Shumë banorë janë shpërngulur për shkak të mungesës së gjithë infrastrukturës dhe shërbimeve sociale. Ato pak familje që jetojnë në këtë fshat ndjehen sot të kërcënuar nga flakët, pa harruar edhe faktin se po dëmtohet një nga zonat më të bukura malore në Veri.