Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Jarua të Fierit.
Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës duke përfshirë një sipërfaqe te konsiderueshme.
Për shuarjen e flakëve janë në vendngjarje tre zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë flakët.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorë të zonës.