Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat të mirë përfundoi vetëm me dëme materiale.
Drejtuesit e mjeteve po transportonin fëmijët në shkollë kur ndodhi incidenti, në një degëzim që të çon drejt dy shkollave të qytetit.
Policia bën me dije se një nga drejtuesit e mjetit nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore në këtë degëzim, çka dyshohet se ka qenë shkak i aksidentit.
Unaza Veriore është një zonë ku herë pas here ndodhin aksidente, kryesisht për shkak të degëzimeve të shumta në këtë pjesë të rrugës, që e bëjnë lëvizjen më të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes shtesë nga drejtuesit e mjeteve.
















