Javët e fundit, dy pjesëtarë të industrisë së muzikës shqiptare janë përfolur të jenë në një lidhje. Bëhet fjalë për Eni Koçin, motrën e Gretës e cila prej kohësh është zhvendosur në Londër për të vazhduar studimet, dhe Genc Prelvukajn, po ashtu këngëtar. E pyetur fillimisht Koçi për këtë çështje, ajo i devijoi pyetjes duke mos e mohuar.
Këto dyshime u verifikuan ku të dy u fotografuan duke hyrë në një banesë. Dje u risoll në vëmendje ish-gruaja e Prelvukaj me të cilën ai ka një djalë. Në një formë apo në një tjetër, ish-bashkëshortja Arta ndikon në mënyrë që Eni dhe këngëtari të mos martohen. Ish-modeles, Prelvukaj i ka premtuar se edhe nëse takon njeriun e duhur, ai nuk do t’i çojë asnjëherë gjërat deri tek martesa, transmeton ‘Tabloid.al’.