Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër. Sipas uniformave blu, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. L., 53 vjeç.
Nga ana tjetër policia bën të ditur se dje ka ndaluar për të njëjtën çështje edhe shtetasin R.ZH.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. L., 53 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasin R. Zh(i ndaluar ditën e djeshme), kanë përfituar, pensionin e një shtetasi, i cili nuk jeton që nga viti 2019’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.