Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfituan 100 mijë €, goditet grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçarja

2021/07/01 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Përfituan 100 mijë €, goditet grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçarja

Një grup i cili përfitonte shuma monetare përmes mashtrimit kompjuterik është shkatërruar nga policia.


Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçare nga Tirana, e cila në bashkëpunim me tre shtetas të huaj akuzohet se kanë mashtruar me qytetarë shqiptarë dhe të huaj, duke përfituar shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimit të marrë nga një bankë e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”,  ka zhvilluar hetime të shpejta, duke qenë se kishte dyshime të arsyeshme se disa shtetas kryenin mashtrime nëpërmjet internetit”, njofton policia.

Nga hetimet ka rezultuar se 30-vjeçarja V. LL kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale. Për këtë qëllim, kjo shtetase ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas. Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Nga verifikimet e kryera deri më tani rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht nga ana jonë. Po ashtu ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

Për 30-vjeçaren, Prokuroria e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ndalimit për këtë shtetase, për veprën penale“Mashtrim kompjuterik”.

Ndërkohë vijon puna në bashkëpunim me parterët, për identifikimin e plotë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale edhe të 3 shtetasve të huaj, të cilët janë bashkëpunëtorë në këtë skemë kriminale.

Për sa më sipër, Njësia e Hetimit Kibernetik ka identifikuar plotësisht skemën e përdorur, e cila njihet dhe si “Mashtrimi i trashëgimisë”.

Me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe sqarimin e qytetarëve që mund të kenë rënë viktima të këtij mashtrimi, Njësia e Hetimit Kibernetik dëshiron të sqarojë si më poshtë:

“Mashtrimi i trashëgimisë” është kur thuhet se dikush shumë i pasur nuk është më dhe se ju jeni ai që mund të marrë një trashëgimi të madhe.

Një person që pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë ndonjë nëpunës tjetër ligjor ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin tuaj.

Avokati është duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati sugjeron që, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush.

Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t’ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t’ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë trashëgimi dhe personi që ju kontakton nuk është avokat ose nëpunës ligjor, ai thjesht po krijon një terren për të arritur qëllimin e tij, pra të mashtrojë personin që po komunikon.

Nëse ju i përgjigjeni mashtruesve, ata do t’ju kërkojnë të paguani tarifa të ndryshme, si për shembull: taksat, tarifat ligjore, tarifat bankare etj, në mënyrë që ata të mund të lirojnë trashëgiminë ekzistuese, me qëllim që ju ta zotëroni atë.

Sa herë që bëni një pagesë, mashtruesit do të nxjerrin arsye pas arsyeje se përse trashëgimia nuk mund të paguhet nëse ju nuk do të bëni një pagesë tjetër. Nëse kërkoni që këto pagesa të merren nga trashëgimia që ju po përfitoni, ata do t’ju japin gjithashtu arsye pse tarifat nuk mund të merren nga trashëgimia juaj dhe pse duhet të paguhen paraprakisht.

Nëse hezitoni të paguani një tarifë ose deklaroni se nuk mund ta përballoni atë, mashtruesit do t’ju bëjnë presion duke ju kujtuar se sa afër jeni për të marrë një shumë parash shumë më të madhe se tarifat që keni dorëzuar tashmë, dhe nga sa keni paguar tashmë.

Mashtruesit mund të kërkojnë gjithashtu detajet tuaja të bankës në mënyrë që ata të mund të paguajnë trashëgiminë direkt në llogarinë tuaj bankare. Por, nëse dorëzoni detajet e bankës tuaj, mashtruesit mund t’i përdorin ato për qëllime të tjera kriminale.

A jeni viktimë e mashtrimit të trashëgimisë?

• A keni marrë një mesazh në postën tuaj elektronike (e-mail), mesazh në rrjete sociale ose letër që ju informon se dikush me të cilin mund të keni lidhje nuk është më dhe ai nuk ka lënë testament ose ka lënë dhe jeni ju që mund ta trashëgoni?

• A keni paguar tarifa për persona që ofrojnë t’ju japin një raport pasurie që përfshin informacion mbi trashëgiminë dhe mënyrën se si mund ta kërkoni atë?

Çfarë duhet të bëni nëse jeni viktimë e mashtrimit të trashëgimisë?

• Raportojeni tek Njësia e Hetimit Kibernetik në Policinë e Shtetit;
• Ndërprisni të gjitha kontaktet e mëtejshme me mashtruesit;
• Mos u dërgoni më para;
• Mos u jepni detajet e bankës suaj;
• Nëse tashmë ju keni dhënë mashtruesve detajet e llogarisë suaj bankare, njoftoni menjëherë bankën tuaj;
• Nëse merrni ndonjë kërcënim nga mashtruesit pasi të keni ndaluar bashkëpunimin me ta, njoftoni menjëherë policinë;
• Jini të vetëdijshëm se tani ka të ngjarë të jeni një shënjestër e mashtrimeve të tjera. Mashtruesit shpesh ndajnë detaje me mashtrues të tjerë për njerëzit që kanë shenjëstruar ose që u kanë marrë me sukses shuma monetare, dhe ata përdorin identitete të ndryshme për të kryer mashtrime të mëtejshme;
• Njerëzit që kanë rënë tashmë viktima të mashtruesve janë veçanërisht të prekshëm nga mashtrimet për gjetjen e mashtruesve. Kjo është kur mashtruesit kontaktojnë njerëzit që tashmë kanë humbur para përmes mashtrimit dhe pretendojnë të jenë punonjës policie ose avokatë. Ata do ta këshillojnë viktimën se mund t’i ndihmojnë ata të rimarrin paratë e humbura dhe për këtë do të kërkojnë një tarifë.

Si të mbroni veten nga mashtrimi i trashëgimisë?

• Megjithëse ka kompani të ligjshme që sigurojnë jetesën duke gjurmuar trashëgimtarë, ata nuk e bëjnë atë në këtë mënyrë. Nëse ju kërkohet një tarifë, ka shumë të ngjarë të jetë e rreme.

• Letrat/dokumentet e siguruara apo bisedat me mashtruesit në përgjithësi janë shkruar ose formulohen keq. Kini kujdes për gabime drejtshkrimore, gramatikë të dobët apo materiale të cilat nuk kanë kuptim në gjuhën shqipe.

• Kini kujdes nëse ju kërkohet të kontaktoni një adresë të postës elektronike si @Yahoo, @Hotmail apo të tjera të ngjashme. Si rregull, firmat e ligjshme nuk i përdorin ato.

• Një firmë e ligjshme nuk ka aspak të ngjarë të japë një trashëgimi tek dikush i cili nuk ka të drejtë për të. Çdo kërkesë për marrjen e një pagese tregon se dikush ka qëllime aspak të mira.

• Mashtruesit shpesh pretendojnë se personi i cili nuk është më, ishte viktimë e një incidenti të reklamuar mirë, siç mund të jetë një përplasje aeroplani. Për të shtuar besueshmërinë, ata mund të përdorin edhe identitetin e dikujt që me të vërtetë ka humbur jetën në këtë incident.

KUJDES ! Rastet mund të jenë totalisht të ndryshme nga sa më sipër, por të gjitha do të kenë të përbashkët fitimin e një trashëgimie dhe pagesën për kryerjen e procedurave të ndryshme administrative dhe ligjore.

 



Ju sugjerojmë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Velipojë/Masakra me 4 të vrarë,zbardhet dosja,e paqartë kush qëlloi i pari

Velipojë/Masakra me 4 të vrarë,zbardhet dosja,e paqartë kush qëlloi i pari

“Opinion”/ Rrëfimi i rrallë i Preç Zogaj

“Opinion”/ Rrëfimi i rrallë i Preç Zogaj

U arrestua dje, prokurori i Kukësit u filmua duke marrë 2 mijë € rryshfet

U arrestua dje, prokurori i Kukësit u filmua duke marrë 2 mijë € rryshfet
















TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com