Aktualitet

Përfitonin shuma të mëdha parash përmes Call-Center, 2 të arrestuar në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 09/02/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion të koduar “Call me”, duke arrestuar 2 persona, të cilët mashtronin përmes call-centerave.

Në pranga janë vënë F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Ndërkohë, në një operacion të ngjashëm, u arrestua një person në Tiranë, ndërsa u proceduan 3 të tjerë.

31-vjeçari i quajtur, Olti Ferhataj,  u arrestua në flagrancë, ndërsa janë proceduar penalisht 3 të tjerë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 31-vjeçari nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro./Opinion.al

Pas