Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfitojnë bizneset,shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor

2021/01/22 at 11:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfitojnë bizneset,shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar ditën e sotme për shtyrjen e afatit për Garancinë Sovrane deri më 30 qershor të këtij viti, teksa u ka dhënë kështu mundësinë të përfitojnë të gjitha bizneset, që u goditën nga pandemia e COVID-19.

Shtyrja e këtij afati është kërkuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka vlerësuar të nevojshme shtyrjen, pasi ka akoma subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë.

“Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19.”- thuhet në njoftimin e MFE.

Ndërkaq, në njoftimin e MFE bëhet me dije gjithashtu se deri në fund të vitit 2020 kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, ka miratuar shtyrjen e afatit për aplikime në kuadër të skemës së garancisë shtetërore që synon rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, garanci kjo e miratuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 387, datë 13.05.2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga covid-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”.

MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim sipas kësaj skeme kredidhënie të mbështetur me garanci shtetërore, në kushtet ku ka akoma subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë, ky afat shtyhet deri më datë 30 qershor 2021.

Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19.

Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë.

Në kushtet ku garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive, rezulton që deri në fund të vitit 2020, garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë Lekë, të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë Lekë (mbi 30%).

Theksojmë se, bankat kanë aplikime që janë akoma në proces vlerësimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshme e rrisin këtë vlerë të përdorimit të mbështetjes me garanci shtetërore./Opinion.al

Etiketa: biznesegaranci sovraneministria financave

Ju sugjerojmë

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt
-U tha në Opinion

“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt

18 Shtator, 2025 9:49 pm
PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn
-U tha në Opinion

PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn

18 Shtator, 2025 9:39 pm
Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal
-U tha në Opinion

Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal

18 Shtator, 2025 9:13 pm
Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
Bota

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

18 Shtator, 2025 7:08 pm
Para
Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat me 3 muaj pezullimin për Artan Shkëmbin

Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat me 3 muaj pezullimin për Artan Shkëmbin

Ndërtimi i spitalit të Fierit,çfarë kërkoi Rama për pronarët e shpronësuar

Ndërtimi i spitalit të Fierit,çfarë kërkoi Rama për pronarët e shpronësuar

Pfizer firmos marrëveshjen, do të furnizojë me vaksina programin COVAX

Pfizer firmos marrëveshjen, do të furnizojë me vaksina programin COVAX

TE FUNDIT

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
18 Shtator, 2025

Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye...

Lexo më shumë

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
18 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama nga emisioni “Opinion” se ka diskriminuar veriun e vendit duke...

Lexo më shumë

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin...

Lexo më shumë

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryetarii Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po trajtohet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com