Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

2025/05/24 at 9:07 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ata pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s.


Ky transferim është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez. Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro. Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Përgatitjet infrastrukturore dhe administrative

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, thekson se, sipas marrëveshjes, Kosova duhet të përmbushë standardet daneze, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në trajnimin e stafit korrektues. Megjithatë, procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

“Ne, si Kosovë, mund ta shpallim tenderin që sot, por kemi kërkesa të reja nga pala daneze. Premtimet e tyre janë që deri në fund të qershorit të na dërgojnë kërkesat përfundimtare, dhe ne më pas do ta hapim tenderin gjatë muajit korrik”, thotë Dibrani për REL-in.

Tenderi pritet të përfshijë renovimin e qelive ekzistuese dhe punëtorive, krijimin e hapësirave të reja për vizitorë, si dhe trajnimin e stafit për të përmbushur standardet evropiane. Muajin e ardhshëm, 20 oficerë korrektues kosovarë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për të ndjekur trajnim bazik dhe punë praktike në institucionet daneze.

Aktualisht, burgu i Gjilanit shërben si qendër paraburgimi për më shumë se 200 persona nga Kosova. Pasi të përfundojnë renovimet, në këtë institucion do të vendosen të burgosur me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

“Për këtë duhet të ndërtohen punëtori të reja, për të siguruar punësim për të burgosurit që do vijnë”, sqaron Dibrani.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës. Danimarka është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte a terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore. Nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me fillimin e përdorimit të qelive. Më herët, kjo ministri kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta siç do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fizike në përputhje me kushtet në një burg danez”, ka thënë ministria daneze.

Shqetësimet për transparencë dhe të drejtat e njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ngritur shqetësime në lidhje me transparencën dhe zbatimin e marrëveshjes.

“Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ende nuk është e qartë se ku do të sistemohen të paraburgosurit kosovarë që aktualisht ndodhen në burgun e Gjilanit”, thotë Mehmet Musaj nga QKRMT, organizatë kjo që monitoron sistemin korrektues në Kosovë.

Sipas SHKK-së, të paraburgosurit aktualë do të zhvendosen gradualisht në institucione të tjera, pasi sistemi korrektues ka kapacitete të mjaftueshme. Musaj ngre edhe shqetësimin për respektimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve nga Danimarka, të cilët nuk janë danezë.

“Cili do të jetë modeli i komunikimit – a njihet gjuha angleze nga të gjithë, a njohin gjuhën angleze edhe oficerët tanë, si do të menaxhohen dosjet dhe shërbimet mjekësore”, thotë ai për REL-in.

Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Çfarë parasheh marrëveshja?

Kosova do të vërë në dispozicion kapacitete për 300 të burgosur për një periudhë 10-vjeçare. Qelitë do të jenë individuale ose të përbashkëta (maksimumi 2 persona), jo më pak se gjashtë metra katrorë për qelitë individuale dhe jo më pak se tetë metra katrorë për qelitë e përbashkëta.

Gjuha e punës në burg do të jetë gjuha angleze, ndërsa dokumentet zyrtare, sipas nevojës, mund të përkthehen edhe në gjuhën daneze.

Pagesat dhe transparenca financiare

Nga 200 milionë euro që pritet të përfitojë Kosova, një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme. Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen në baza tremujore, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave e Kosovës lidhur me pranimin e shumës fillestare, por nuk ka marrë përgjigje — edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Sipas SHKK-së, në të gjitha burgjet e Kosovës aktualisht ndodhen rreth 1.800 të burgosur, ndërsa 1.000 vende janë të lira — çka, sipas autoriteteve, krijon hapësirë të mjaftueshme për riorganizimin e të paraburgosurve aktualë. Drejtori i SHKK-së, Dibrani, bëri të ditur se edhe disa shtete të tjera evropiane kanë shprehur interesim për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por këto kërkesa nuk janë pranuar. Ai nuk specifikoi se për cilat shtete bëhej fjalë./REL



Ju sugjerojmë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

27 Korrik, 2025 7:44 pm
Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare
Bota

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

27 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
















TE FUNDIT

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
27 Korrik, 2025

Një 57-vjeçar portugez është zhdukur në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë. Sipas policisë, teksa turisti po pushonte...

Lexo më shumë

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
27 Korrik, 2025

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në Liqenin e Shkodrës pasditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari I.L., u...

Lexo më shumë

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
27 Korrik, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas marrëveshjes së arritur SHBA-BE. Sipas saj është pozitive që BE ka arritur një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com