Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka votuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Bëhet me dije se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB do të votohet për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.
Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin tonë. Këto zgjedhje, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqësojnë sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Shqipëria e mbështet këtë kandidaturë në prioritetet kryesore:
– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;
– Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;
– Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;
– Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;
– Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.
Nëse konfirmohet sot, Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022.