Dy prej deputetëve të opozitës shqiptare, Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër fushatën presidenciale dhe të Kongresit Amerikan në Kaliforni.
Në ditën e parë deputetët patën rastin të ndiqnim nga afër fushatën të Kongreswomen Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County.
Postimi i plotë:
U takuan dhe me Shawn Steel, kryetar i Partisë Republikane për Kaliforninë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar i Partisë Republikan, me të cilin diskutuan për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.
“U takuam me Shawn Steel, kryetar i Partisë Republikane për Californinë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar të Partisë Republikan, me të cilin diskutuam për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.
Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet gjeneralit kryesor të vitit 2024, garën për e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën, Kongresin e SHBA.
Z John McKinney, Zëvendës Prokurori i distriktit në Los Anxhelos, dha një panoramë të nivelit të lartë të krimit në LA për shkak të politikave liberalen të majta me drogën dhe vjedhjen e cila ka krijuar një situatë të papranueshme në Californi, ai deklaroj se ndryshimet e mundshme të lidershipit dhe ashpërsimi i ligjeve mund të ndikojnë ndjeshëm sigurinë publike dhe luftën kundër krimit në të gjithë shtetin.