Ka nisur në Presidencë takimi i Presidentit Bajram Begaj me përfaqësuesit e opozitës.
Të pranishëm në takimin e sotëm janë Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Në fokus të bisedës do të jetë data e zgjedhjeve vendore.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, presidenti Begaj zhvilloi takim me deputetin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 18:00 Begaj do të takohet me Enkeljd Alibeajn, ndërsa të enjten në orën 09:00 do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla./Opinion.al