Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfaqësuesi i Partisë së Trump: Ja pse nuk jam dakord me Trump për çadrën e Bashës

2017/03/05 at 5:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfaqësuesi i Partisë së Trump: Ja pse nuk jam dakord me Trump për çadrën e Bashës

Drejtuesi i të rinjve republikanë amerikanë, Jason Emert, nuk ndryshon shumë nga Lulzim Basha kur flet për situatën politike në Shqipëri. Ai qëndroi në Tiranë për të mbështetur protestën e opozitës, për të cilën thotë se do të bëjë gjithçka që të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare.
“Në këtë moment, mbi 60% e sondazheve të fundit thonë se shqiptarët nuk i besojnë rezultatit që do të dalë nga zgjedhjet. Ajo që duhet bërë së pari është të rikthehet besimi i shqiptarëve. Dhe këtë mund ta bëni nëpërmjet një qeverie kujdestare teknike, që i lejon qytetarët të votojnë të lirë dhe të sigurojë se vota e tyre do të numërohet. Prandaj jemi këtu”, – tha Emert.
Përfaqësuesi i të rinjve republikanë beson se që tani ka sinjale se protesta e opozitës do të ketë sukses: “Ju e keni parë kryeministrin që ka thënë se është gati të vijë në tendë të takojë kryetarin Basha dhe kjo tregon se Basha po e fiton këtë betejë, po tregon se ai është udhëheqësi i fortë që ky vend meriton, se ai po drejton diçka që e ka frikësuar qeverinë dhe mendoj se ky është një ushtrim i bukur i demokracisë”.
Kur foli para protestuesve, Jason Emert i inkurajoi ata për rezistencë jashtë Parlamentit. Një këshillë kjo e kundërt nga ajo e ambasadorit amerikan Donald Lu i cili mbështet shqetësimet e opozitës, por jo mjetet e saj.
“Nuk jam dakord me ambasadorin Lu. Ai gjendet në një situatë të vështirë. Si ambasador besoj se mori vendimin e duhur në përmbushje të rolit të tij. Mendoj se ai u kushtoi vëmendje të dyja anëve të medaljes, në mënyrë që të mund arrijë të jetë arbitri mes qeverisë dhe opozitës”, – u shpreh Emert.
Jason Emert, i partisë së Presidentit Trump, nuk pranon se ka një linjë zyrtare të Uashingtonit pro qeverisë shqiptare dhe as se gjuha e përdorur prej tij bie ndesh me këtë linjë.
“Ta quash linjë zyrtare, nuk e di nëse është terminologjia korrekte, sepse shumë anëtarë të Kongresit kanë dërguar letra mbështetje për protestën, për lëvizjen për zgjedhje të lira e të ndershme. Media dhe organizata të ndryshme amerikane kanë shkruar për korrupsionin, kriminalitetin e përhapur në qeverinë e Shqipërisë. Kështu që, nuk di të them nëse ka një linjë zyrtare që thotë se ne mbështesim kriminalitetin e qeverisë, por ne sigurisht që mbështesim Shqipërinë si një vend aleat dhe partner i madh i Shteteve të Bashkuara”, – deklaroi Emert. /TCh/




Ju sugjerojmë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Para
Barcelona ka një lajm për Messin që nuk do ti pëlqejë Ronaldos

Barcelona ka një lajm për Messin që nuk do ti pëlqejë Ronaldos

Truqia lëshon akuza të forta: Komuniteti Mysliman Shqiptar kontrollohet nga Gulen, mediat e organizatat ku ka ndikim

Truqia lëshon akuza të forta: Komuniteti Mysliman Shqiptar kontrollohet nga Gulen, mediat e organizatat ku ka ndikim

Rama thumbon Bashën: Mund ta vazhdoni sa të doni ……

Rama thumbon Bashën: Mund ta vazhdoni sa të doni ......
















TE FUNDIT

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com