Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Perëndimi i Ukrainës

2022/03/05 at 10:42 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
Perëndimi i Ukrainës

Nga Ben Blushi


Imagjinoni një hartë plastike të Shqipërisë, ku pjesën lindore, nga Dibra deri në Korçë, dikush e shtyn me forcë drejt perëndimit. Për shkak të kësaj shtypjeje Dibra shkon në Lezhë dhe Korça shkon në Vlorë.

Kjo po ndodh në Ukrainë. Rusia po shtyn kufirin e Perëndimit më në perëndim. Me tanke.

U deshën 30 vite që Perëndimi të mbërrinte në kufi me Rusinë, aty ku sot janë zonat e pushtuara të Donbasit dhe Luhanskut të banuara kryesisht nga popullsi rus. Në 30 vitet e fundit, Ukraina ka bërë disa revolucione dhe ka ndryshuar shumë qeveri në përpjekje për t’i ikur ndikimit rus nën të cilin kishte jetuar për shumë shekuj.

Revolucioni portokalli i Jushcenkos, gërshetat e arta të Julia Timoshenkos, arratisja e Viktor Janukoviç, heroizmi aktorial i Zhelenskyt, janë të gjithë instrumente që ky vend ka përdorur për t’u bërë më demokratik dhe për t’i ngjarë Perëndimit.

Por për fat të keq Ukraina nuk ia doli dhe duket se nuk do t’ia dalë dot edhe për shumë kohë. Nuk dihet se sa.

Pavarasisht se kur do të pushtohet, për një javë, për një muaj apo për një vit, fundi duket i qartë.

Rusia do të zëvendësojë qeverinë pro perëndimore në Kiev me një qeveri pro ruse, e cila ditën e parë të punës dë nënshkruajë një akt neutraliteti, do tërhiqet nga antaresimi në NATO dhe do të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Mirëpo duke hyrë në Ukrainë, Rusia shtyu kufinjtë e Perëndimit dhe njëkohësisht edhe kufinjtë e demokracisë.

Një vend demokratik me zgjedhje të lira, në kufi, duket se është i papranueshëm për Rusinë.

Nëse Ukraina do ishte një shtet autoritar si Bjellorusia nuk do kishte luftë. Tanket ruse do hynin aty për të mbrojtur qeverinë nga populli ndërsa në Ukrainë po hyjnë për të zëvendësuar qeverinë e popullit.

Prandaj aty ka luftë.

Përgjegjësit e kësaj lufte, disa i gjejnë në Ukrainë, shumica i gjejnë në Rusi, të gjithë bashkë i gjejnë në histori dhe shumë të tjerë në Perëndim.

Të gjithë ata që gjejnë fajtorë në Rusi dhe histori kanë të drejtë, por të gjithë ata që fajësojnë Perëndimin për pushtimin e Ukrainës e kanë gabim. Perëndimi nuk mund të bënte dhe nuk duhet të bëjë më shumë.

Nëse do sulmonte Rusinë do bënte një gabim edhe më të madh se ai që po bën duke mos e sulmuar.

Ukraina duhet të mbrojë veten e vet dhe Perëndimi nuk mund të mbrojë demokracinë e saj me armë.

Duke ndërhyrë në Ukrainë, Perëndimi do rrezikonte seriozisht veten. Bota do ishte shumë më e rrezikuar nga ndërhyrja e Perëndimit me ushtri në konfliktin e Ukrainës.

Dhe në fund të fundit pse duhej që ushtarët francezë gjermanë apo shqiptarë të luftojnë në Ukrainë?

A duhet të shkojme aty për të penguar kalimin e dhunshëm të pushtetit nga një qeveri e zgjedhur me vota nga populli në një qeveri të caktuar nga një ushtri e huaj?

A duhet të përdorë Perëndimi armët për të mbrojtur demokracinë në botë?

Kjo është çështja.

Në fakt këtu lind një pyetje tjetër që mund të verë në vështirësi, të gjithë ata që e bëjnë, përfshi edhe mua.

Pse ushtarët shqiptarë dhe perëndimorë nuk duhet të shkojnë në Ukrainë që është një vend europian, kur më parë kanë shkuar në Afganistan dhe Irak për vite me rradhë? Pse ushtarët e NATO-s që kanë luftuar në Afganistan kundër terrorizmit fisnor, nuk luftojnë në Ukrainë kundër terrorrizmit shtetëror rus.

Pra pse luftojmë në Afganistan dhe jo në Ukrainë?

Pse aty po dhe këtu jo ?

Çfarë do ndryshonte në botë nëse shqiptarët, italianët, belgët dhe sllovenët do luftonin me armë në fushat e Ukrainës?

Ndoshta asgjë. Bota do ishte më e pasigurtë, më e përgjakur dhe shumë më e varfër.

Ukrainasit që po largohen me miliona, e dinë shumë mirë këtë. Edhe ata nuk po luftojnë ashtu sic na e kërkojne ne dëshpërimisht të luftojmë për ta, sepse ata e dinë fundin.

Pushtimi është i pashmangshëm.

Ukrainait janë ende të ndezur nga mbështetja e Perëndimit, por ata e dinë se pas një muaji gjërat do jenë ndryshe. Ukraina është zhytur në historinë e vet dhe është e vështirë ta nxjerrësh që atje, të paktën për një dekadë derisa ndoshta Rusia të ndryshojë çka është një iluzion naiv nisur nga faktet historike.

Kushdo që beson se Rusia pa Putin, do jetë një vend miqësor ndaj avancimit të NATO-s, të Perëndimit dhe të demokracisë e ka gabim. Rusia do sillet gjithnjë njëlloj. Ushtarët e saj të varfër do marshojnë në tokat përreth për sa kohë që kanë miell, hekur dhe alkool. Bukë, armë dhe vodka. Pavarësisht nga sanksionet perendimore, Rusia do minojë avancimin e Perëndimit në Lindje.

Prandaj është koha që mbi hartën e Ukrainës, Perëndimi të përcaktojë kufinjtë e vet.

Kufinjtë e Perëndimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kufinjtë e demokracisë.

Filipinet janë një vend demokratik, por nuk janë Perëndim. Koreja është super demokratike, por nuk është Perëndim.

Dubai ka një stil jetese, lirije sipërmarrëse dhe mirëqenie krejtësisht perëndimor, por nuk është aspak demokratik dhe nuk do jetë kurrë Perëndim. Të gjithë ata që shkojnë në Dubai, pyesin sa janë çmimet, por askush nuk pyet pse nuk ka zgjedhje të lira periodike siç ka në Shqipëri në Holandë apo në Suedi.

Demokracia është një instrument i Perëndimit për të zgjeruar hapësirën e ndikimit të vet, por përhapja e saj me armë sic ndodhi në Afganistan rezulton në shumë raste një dështim, që nuk ka pse përsëritet askund përfshi edhe Ukrainën.

Jo të gjithë popujt janë të gatshëm të jetojnë në një rend demokratik, sepse kjo përpjekje, ose vjen me shumë kosto, që disa herë nuk ja vlen të paguhen, ose ky ushtrim, pra demokracia, është një sforco që i bën më shumë dëm sesa të mira, shëndetit të një kombi.

Kjo është arsyeja që nuk kemi pse luftojmë më për të shtyrë kufinjtë e rendit demokratik aty ku është e pamundur për faktorë të brendshëm ose të jashtëm, sic është rasti i Ukrainës dhe Amerika ka të drejtë që thotë se nuk ka ndërmend të çojë ushtrinë e saj atje.

Kjo është arsyeja pse nuk duhej të luftonim në Afganistan, ku 250 mijë njerëz vdiqën nga prezenca armatosur e Perëndimit atje dhe në fund na zbuan duke kthyer në pushtet ata që ne shkuam t’i zhduknim. Talebanët.

Populli afgan do Talebanët më shumë se Perëndimin dhe ky dështim sot është një mësim në Ukrainë.

Dikush mund të thotë se, është ndryshe rasti i Afganistanit dhe ndryshe ky i Ukrainës.

Në fakt nuk janë shumë të ndryshëm.

Perëndimi shkoi në Afganistan për të ngulur demokracinë, Rusia po shkon në Ukrainë për ta shkulur atë.

Ku është këtu kufiri i të drejtës? Në të dyja rastet një vend sovran është pushtuar nga ushtri të huaja për të zëvendësuar një qeveri lokale. E cila ka qenë e padëshirueshme për pushtuesit.

Ne jemi bindur se demokracia sjell shpesh mirëqenie, paqe dhe harmoni sociale sic është rasti i Evropës, por kjo nuk është e vërtetë për Afganistanin, Kinën për shumë vende arabe përfshi Dubain.

A do ishte Dubai kaq i mrekullueshëm nëse, qeveritë aty, do ndryshonin me zgjedhje çdo 4 vite dhe ku refugjatët pakistanezë që kanë ndërtuar dhe ndërtojnë këtë parajsë, bashkë me stadiumet e Katarit, të kishin të drejtë të dilnin çdo ditë në protestë, të bënin greva apo te formonin sindikata për të kërkuar të drejta të barabarta për të huajt?

Demokracia pra është një instrument, por nuk është një qëllim.

Mirëqenia dhe lumturia janë qëllime, që jo gjithnjë arrihen me demokraci.

Ja pra pse lufta për demokracinë nuk duhet të bëhet me armë.

Gjatë ditëve dhe javëve që vijnë ne do shohim nga shtëpitë, sesi vargu i gjatë i tankeve ruse që ka rrethuar Kievin, do t’u futet ukrainasve nën carcaf. Si një gjarpër.

Do t’i helmojë, do t’i verë në gjumë dhe do t’i mpijë për shumë e shumë vite.

Rezistenca e popullit nëpër provinca do kthehet në guerrilje ndersa qeveritë ukrainase në mërgim do organizojnë punën online të financuar dhe të frymëzuar nga Perëndimi. Ukraina do drejtohet nga një qeveri kuilslinge e mbajtur në fuqi me armë ruse.

Ne që e pamë këtë dështim të demokracisë duhet të presim ditë më të mira duke mbrojtur demokracinë tonë, që siç tregon rasti i Ukrainës nuk e gëzojme dot përjetësisht.

Mund ta humbim siç e fituam.

Nuk e fituam se e merituam, por sepse ishim në Perëndim, aty ku Ukraina nuk është ose nuk u lejua të jetë.



Ju sugjerojmë

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
Politikë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

6 Korrik, 2025 4:06 pm
Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Para
Lufta Rusi-Ukrainë/Armëpushim për evakuimin e banorëve nga dy qytete

Lufta Rusi-Ukrainë/Armëpushim për evakuimin e banorëve nga dy qytete

Zgjedhjet e 6 marsit, shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit

Zgjedhjet e 6 marsit, shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit

Çfarë u diskutua? Biden telefonon Zelensky

Zelensky bisedë telefonike me Edi Ramën: Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë
















TE FUNDIT

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
6 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
6 Korrik, 2025

Edhe pse procesi i rinumërimit të votave për katër qarqet e kërkuara nga PD u mbyll, kreu i Komisionit Qendror...

Lexo më shumë

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
6 Korrik, 2025

Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i kufizojë blerjet qeveritare të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian...

Lexo më shumë

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
6 Korrik, 2025

14 oficerët e doganave të arrestuar në Mavromat (Qafë-Botë) për ryshfet, u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com