Aktualitet

Përdorte shtëpinë e dajës për të kultivuar kanabis, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:01 - 11/05/20 |
Al Do

Kultivimi i kanabisit brenda banesave është bërë tashmë një fenomen i përhapur në vendin tonë në përpjekje për ta mbajtur atë larg syve të policisë ose monitorimeve nga ajri.

Një rast i tillë u godit sot në fshatin Demollarë të Kuçovës ku u sekuestruan 100 kubikë me kanabi, të gatshme për tu kultivuar. Policia arrestoi gjatë aksionit edhe dy kultivuesit, Gerald Gjika (Klevis Sina) 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Policia e Kuçovës ishte njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që jeton në Greqi.

Fakti që banesa e Demaj ishte bosh dhe për të kujdesej nipi ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal. /Opinion.al

Pas