Shënjestra e atentatit me armë zjarri në Shijak ku i përfshirë është edhe ish-zyrtari i lartë i policisë Dedan Gjoni, ka qenë Xhevdet Plaku.
Ish-shefi i komisariatit në Shijak dyshohet se e ka nxjerrë në pritë personin që shihni në foto, i cili njihej edhe me nofkën Akili dhe që përdorte rreth 25 identitete.
Dedan Gjoni bashkëpunoi me Rexhep Arapin i njohur si i “forti i Sukthit” për të nxjerrë në pritë, Xhevdet Plakun pasi grupi kriminal nuk po e gjente se ku ishte fshehur.
Gjoni thirri në Komisarit Xhevdet Plakun dhe pasi ky i fundit doli, ish-shefi i krimeve njoftoi grupin kriminal duke i dërguar edhe foton e tij, por në rrethana ende të paqarta, ky i fundit ia doli t’i shpëtojë atentatit.
Ngjarja është zbërthyer nga SKY ECC, ndërsa operacioni është ende në vazhdim, pritet një komunikim zyrtare nga Policia e Shtetit.