Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën e kryer nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa foli për grupet kriminale në vend, theksoi se ata përfshijnë femra në pozicione dytësore lidhur me veprat që duan të kryejnë.
“Disa prej veçorive, anëtarësi 15-25 personash, aktivitet polikriminal, dhuna për kontroll, përfshirje e femrave në pozicione dytësore, konvertim i parave në kriptovaluta, vrasje me pagesë. Operojnë përmes callcenterave, mashtrojnë shtetas të huaj. Bashkëpunimi me bizneset për pastrimin e parave.
Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale si mafia italiane.
Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.
Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, u shpreh Dumani.