Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdorimi i dronëve iranianë tregon falimentimin ushtarak të Rusisë

2022/10/19 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdorimi i dronëve iranianë tregon falimentimin ushtarak të Rusisë

Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, për të sulmuar Ukrainën, tregon se Rusia ka falimentuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ushtarak, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një adresim para popullit.

Sipas tij, sulmet ajrore të dy javëve të fundit kanë shkatërruar gati një të tretën e stacioneve të energjisë në Ukrainë.

Zelensky ka thënë se Rusia me dekada ka shpenzuar miliarda dollarë në komplekset e saj të industrisë ushtarake dhe “në fund ata i janë gjunjëzuar Teheranit për të siguruar dronë të thjeshtë dhe raketa”.

Në adresimin e tij ditor para popullit, ai ka thënë në aspektin strategjik, ky veprim nuk do t’i ndihmojë Rusisë.

“Kjo gjë vetëm ia dëshmon botës se Rusia është në rrugë drejt humbjes dhe po tenton të tëheqë edhe dikë tjetër në mesin e bashkëpunëtorëve. Ne natyrisht që do të sigurohemi për një reagim të duhur ndërkombëtar”.

Irani e mohon se furnizon Rusinë me dronë, dhe Kremlini ka thënë se nuk ka informacione nëse janë përdorur dronët kamikazë iranianë.

Mirëpo inteligjenca britanike ka thënë të ketë identifikuar dronët e përdorur nga Rusia si pajisje iraniane.

Departament amerikan i Shtetit është pajtuar po ashtu me këtë vlerësim. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e ka akuzuar Teheranin për gënjeshtra kur ka thënë se dronët iranianë nuk janë përdorur nga Rusia në Ukrainë.

Moska ka nisur një valë të re të sulmeve javën e kaluar, duke goditur banesa ndërtimi në disa qytete ukrainase.

Zelensky ka thënë se sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të rrymës nëpër Ukrainë dhe “nuk ka hapësirë për negociata” me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ju sugjerojmë

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë
Bota

E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë

14 Qershor, 2025 4:40 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
Bota

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

14 Qershor, 2025 4:15 pm
Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
Kronikë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

14 Qershor, 2025 4:13 pm
The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
Bota

The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

14 Qershor, 2025 4:06 pm
Para
Rama publikon videon: Gjirokastra gëlon nga turistët edhe në Tetor

Rama publikon videon: Gjirokastra gëlon nga turistët edhe në Tetor

Policia: Në sistemin TIMS nuk ka patur sulm kibernetik, kemi ndërhyrë…

Policia: Në sistemin TIMS nuk ka patur sulm kibernetik, kemi ndërhyrë...

Arrestohet administratori dhe dy punonjës të call center-it në Tiranë

Arrestohet administratori dhe dy punonjës të call center-it në Tiranë

TE FUNDIT

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
14 Qershor, 2025

Mbyllja e hapësirës ajrore në zonën e prekur nga përplasja midis Iranit dhe Izraelit ka prekur rreth 3 mijë fluturime,...

Lexo më shumë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
14 Qershor, 2025

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është...

Lexo më shumë

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
14 Qershor, 2025

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte të shtunën, tha ministria ruse e mbrojtjes, dhe Rusia i dorëzoi Kievit trupat...

Lexo më shumë

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
14 Qershor, 2025

Shtetet arabe intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të shmangur përshkallëzimin në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelite ndaj Iranit. Këtë e kanë bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com