Aktualitet

Përdhunuan 15-vjeçaren në grup, gjykata lë në burg 5 autorët (Emrat)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 20/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Lezhës ka lënë ditën e sotme në burg 5 të arrestuarit për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare.

Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adriano Gjikola 17 vjeç, janë akuzuar për abuzim seksual me dhunë me 15-vjeçaren në fshatin nga fshati Tarazh i Mirditës.

Prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza  ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur’. Në fund, gjykata ka vendosur që ata të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Kujtojmë që arrestimi i tyre është bërë pas denoncimit të familjes së 15-vjeçares nga Tarazhi i Lezhës./Opinion.al

Pas