Kronikë

Përdhunoi vajzën e mitur, dënohet me 12 vite burg roja i shkollës Abaz Doga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 02/11/21 |
Opi Nion

Është dënuar me 12 vite burg roja i shkollës në Babrru, Abaz Doga, i cili ka abuzuar seksualisht me të miturën S.Th. Të përfshirë në akuzimin seksual me 14-vjeçaren kanë qenë edhe persona të tjerë. Klajdi Poçi, i cili është dënuar me 7 vite burgim, ndërsa shtetasi R.O. me 3.8 vite burgim dhe F.B. me 3.4 vite burgim.

Ngjarja ka ndodhur më 29.05.2020 në Kamëz, Tiranë, dhe është kallëzuar nga viktima. Të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, janë shtetasit:

– Abaz Doku roje shkolle,

-shtetasi Klajdi Poçi,

-si dhe të miturit R.O dhe F.B.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur  A.B, K.P, F.B dhe R.O, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31  datë 13.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Abaz Doku për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor  të të pandehuritK.P, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit  R.O, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit  F.B, për kryerjen e veprës penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Abaz Doku ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.

–  Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë ngai mituri në konflikt me ligjin shtetasime iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penalduke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatiaesaj kërkoi  ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket të pandehurit A.D dhe të miturve në konflikt me ligjin F.B dhe R.O, duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F.B dhe R.O.

-Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F.B, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R.O, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vepër tjetër penale.

Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K.P si dhe të viktimës S.Th”-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas