Kronikë

Përdhunoi të miturën në Vlorë, arrestohet 19 vjeçari në Morinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 25/05/22 |
Opi Nion

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës teksa hynte në Shqipëri.

Policia bën me dije se i riu u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Një vajzë e mitur 15-vjeçe ka kallzuar në polici se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë”-njofton policia./Opinion.al

Pas