Qarkullonte rreth shkollave me një biçikletë dhe numëron mbi 27 sulmeve nxënësesh minorene (13-15 vjeç). Por “Dragoi me Biçikletë” më në fund ka rënë në prangat e policisë greke. Shqiptari 46-vjeçar ishte shndërruar në makthin e rrugëve të Athinës, sepse u afrohej vajzave nën moshë dhe përveçse i grabiste, edhe i ngacmonte ato seksualisht.
Një numër i madh denoncimesh mbërritën në zyrat e policisë së kryeqytetit helen dhe ata koordinuan një skuadër civile, e cila do të monitoronte vendet ku ai tentonte të sulmonte “prenë” e tij të radhës. Dhe në mëngjesin e së enjtes, shqiptari u shfaq teksa lëvizte me biçikletën e tij në zonën “Drapetsona”.
Policia i bëri me shenjë të ndalonte, por ai nuk i përgjigj duke tentuar të largohet. Mobilizimi i policisë bëri ndalimin e tij pak metra më larg. Shumica e viktimave e identifikuan në polici. Prokuroria e Pireut ngriti akuzën e ngacmimit seksual ndaj personave të mitur, por edhe atë të vjedhjes. /360 grade