Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunimi i vajzës nga shefi i Policisë, Lleshaj: Gjest i ulët, kriminal

2020/06/06 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdhunimi i vajzës nga shefi i Policisë, Lleshaj: Gjest i ulët, kriminal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me rastin e zbuluar dje të shefit të postës së policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku, i cili u arrestua nga SHÇBA pas denoncimit të një vajze se ishte përdhunuar nga ai.

Lleshaj  e ka cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal, ndërsa shtoi se duhet që të kemi një qasje tjetër për policinë pas këtyre rasteve.

Vajza që akuzon Durakun, ka deklaruar se në vitin 2015 është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për një përdhunim që ishte bërë nga disa persona të tjerë, por Duraku në vend që t’i ofronte ndihmë abuzoi seksualisht me vajzën.

“Ka rënë pre e dhunës seksuale nga edukatorët e saj në Shkodër, por më vonë me një sjelle të ulët, pa dinjitet, kriminale dhe të papranueshme të një punonjësi policie që do të duhet të mbrohet para ligjit. Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar qasjen tonë në thelb në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale duke shtuar penalitetet dhe çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët, pasi në shpesh raste dëmet dhe gjëma na ka ardhur prej rojeve, kujdestarëve, atyre që zëvendësojnë prindërit. Dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është thjeshtë çështje e ligjit, masave penale, por sensibilizimit shoqëror për t’u distancuar, që kjo kategori që nuk e meritojnë edhe emrin e njeriut, që të kufizohet, izolohet dhe të bëhet e padëmshme.

Për rastin që flasim nuk besoj që kemi nga 2015-18 ndonjë dinamikë tjetër, nuk i dimë detajet, kemi reaguar pas sinjalit të parë. Do të duhet të kërkojmë detajet dhe të marrim masat. Ne duhet dhe do të marrim masat ndaj atyre që kanë detyrën e shenjtë të kujdesit, pasi rreziku vjen nga ata që janë caktuar për të bërë rojen, kujdestarin, prindin. Dënimi është një cështje e stërdiskutuar, dënimi me vdekje në Shqipëri është i vdekur, i pa kthyeshëm, nuk është ky mekanizmi. Mekanizmi është parandalimi, dënimi i merituar, por vdekja nuk është zgjidhje. Shtetet në Europë kanë adoptuar formulën, që shteti nuk kthehet në krye kriminelin më të madh për të vrarë.

Ne po punojmë për të zhvilluar një instrument të ri për të trajtuar këtë fenomen të dhunës në familje dhe këtë për të gjetur rrugë të reja për të ndërtuar struktura që do të bëjnë bashkë energjitë e shumë aktorëve, policisë, shëndetësisë, shoqërisë civile dhe besoj se shpejt do të kemi zhvillime të reja për instrumentet e reja. Por e rëndësishme është liria për denoncuar. Bëj thirrje edhe medias, mos e cënojmë këtë lirinë e denoncimit, pasi njerëzit i druhen edhe për shkak të mediatizimit të gjerë. Hezistojnë i druhen mediatizimit. I kam ndjekur lajmet e pafundme ditët e fundit për një rast prostitucioni, ku pasqyrohen të gjitha dialoget në media me një precizion pervers. Është shumë e rëndësishme, media të ruajë nga publiciteti rastet dhe detajet se kështu i frenojmë viktimat për të denoncuar. Ne duhet ti inkurajojmë që të bëhet denoncimi. Pa denoncim nuk ka reagim” tha Lleshaj./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Aktualitet

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

8 Janar, 2026 6:29 pm
Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Para
Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

COVID-19,ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Tiranë/ Tetë persona të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike

Qeveria e Kosovës shfuqizon reciprocitetin me Serbinë

Qeveria e Kosovës shfuqizon reciprocitetin me Serbinë

TE FUNDIT

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
8 Janar, 2026

Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Mësohet se përmasat...

Lexo më shumë

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
8 Janar, 2026

Në qendër të lëvizjeve më të fundit gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, në media po përflitet veçanërisht ndikimi i një...

Lexo më shumë

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
8 Janar, 2026

Vijon problematike situata me përmbytjet në qarkun e Vlorës dhe Fierit. Uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati,...

Lexo më shumë

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
8 Janar, 2026

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com