Politikë

Përdhunimi i minorenes,propozimi i deputetit:Të rikthehet dënimi me vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 04/06/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet të sqarojë rolin e policisë gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Kërkesa është bërë nga 8 deputetë të opozitës parlamentare në Kuvend.

Ndërkohë, gjatë seancës, deputeti Halit Valteri, teksa iu referua ngjarjes së rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares, propozoi rikthimin me vdekje për pedofilët.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai u kërkoi deputetëve që ta sanksionojnë me ligj dënimin me vdekje.

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka propozuar rikthimin me vdekje për pedofilët. Në fjalën e tij në Kuvend, ai u kërkoi deputetëve që ta sanksionojnë me ligj dënimin me vdekje.

“Kemi parë një nismë që është marrë nga zonjat kolege dhe është për manifestimin në orën 16:00 për fëmijërinë e vjedhur. I bëj thirrje zotit Balla, kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje, se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë por të zhduket nga faqja e dheut”, tha Valteri.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se; “kjo nuk është një zgjidhje”. Nuk e zgjidh kjo, në dijeninë time, sot në seancë do të ketë reagim nga ana e ministres së Arsimit”./ Opinion.al

Pas