Në orën 14:00 të ditës së sotme është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Adelajda Xhamanit. Pas homazheve të mbajtura në kinemanë e qytetit të Kavajës, miq, të afërm dhe qytetarë kanë shoqëruar kortezhin për në varrezat e qytetit. Në momentin që arkivoli ka dalë nga ambientet e kinemasë, të shumtë kanë qenë njerëzit të cilët e kanë duartrokitur në shenjë nderimi, dhe gjithashtu kanë hedhur lule.
Situata ishte drithëruese, pasi përcjellja e saj për në banesën e fundit nuk ka qenë aspak e thjeshtë për të afërmit. Të shumtë kanë qenë personazhet publikë të cilët kanë qenë të pranishëm, dhe në prononcimet e shkurtra për televizionin “Fax News” janë shprehur të pikëlluar.